SHBA miraton vaksinën e parë kundër virusit që përhapet nga mushkonjat e infektuara

SHBA miraton vaksinën e parë kundër virusit që përhapet nga mushkonjat e infektuara

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë miratuar vaksinën e parë në botë kundër ‘chikungunya’, një virus i përhapur nga mushkonjat e infektuara që Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e ka quajtur një kërcënim në zhvillim për shëndetin global.

Vaksina, e cila është zhvilluar nga Valneva dhe do të tregtohet me emrin Ixchiq, është miratuar për njerëzit e moshës 18 vjeç e lart tha FDA. 

Drita jeshile e rregullatorit të ilaçeve në SHBA për Ixchiq pritet të përshpejtojë përhapjen e vaksinës në vendet ku virusi është më i përhapur. 

Chikungunya, e cila shkakton ethe dhe dhimbje të forta kyçesh, në përgjithësi gjendet në rajonet tropikale dhe subtropikale të Afrikës, Azisë Juglindore dhe pjesëve të Amerikës.

 “Megjithatë, virusi chikungunya është përhapur në zona të reja gjeografike duke shkaktuar një rritje të prevalencës globale të sëmundjes", tha FDA, duke raportuar më shumë se pesë milionë raste gjatë 15 viteve të fundit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy