Qeveria e re gjermane mund të mbajë emrin “koalicioni shqiptar”, ja përse 

Qeveria e re gjermane mund të mbajë emrin “koalicioni shqiptar”, ja përse 

Në Gjermani ka dilema për emrin e ri të koalicionit që do të udhëheqë qeverinë e re pas zgjedhjeve.

Mediat gjermane kanë përjashtuar mundësinë që koalicioni mes CDU/CSU dhe SPD-së të njihet si “koalicioni i madh” si në kohën e Merkelit.

Kjo pasi dy grupimet nuk janë më të mëdhatë në Bundestag, ku AfD është tanimë forcë e dytë. Kësisoj janë përmendur disa opsione të tjera, bazuar në ngjyrat e dy partive (kuq e zi).

Një prej opsioneve është përmendur edhe emri “koalicioni shqiptar”, raporton "The Guardian". Të tjera alternativa bazuar në ngjyrat e partive janë përmendur “koalicioni i Angolës”, apo “koalicioni Cola Zero”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy