Kryetari i Shoqatës së Fermerëve, Eduart Sharka tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se grumbulluesit dhe fermerët janë partnerë të rëndësishëm të njëri-tjetrit dhe deklaratat e Braçes janë një teatër i shëmtuar që bëhet për të kundërvënë këto dy palë.
Grumbulluesit e fermerët janë partnerë që nuk mbijetojnë pa njëri-tjetrin. Fermerët prodhojnë ndërsa grymbulluesit gjejnë tregjet, kanë krijuar një lloj simbioze që atë që nuk e bën shteti një pjesë të mirë e bëjnë grumbulluesit që përcaktojnë se cfarë produktesh do tregu. Ka dhe probleme sepse me një zhvillim kaotik të bujqësisë ka dhe probleme mes hallkave në mungesë të një burse. Nëse i referohemi deklaratës së eksporrtuesve do thoja që e gjej të drejtë pasi një teatri të bërë nga Brace.
Ishte një shfaqje e turpshme për të transferuar fajin e qeverisë te grumbulluesit. Të thuash që e blen me 10 lekë dhe e shet 39 lekë në Suedi është një fitim shumë i vogël pasi kostoja e transportit është shumë e vogël.
Në kontaktet që kam pasur, eksportuesit thonë që me shalqinin kemi pak interes, por jemi të detyruar të eksportojme se mbajmë klientët për produktet e tjera.
Meqë ishim te Braçe, kur ngre problemin që bujqësia është e pasubvencionuar, me këtë që bëri është një gafë e madhe dhe një veprim i paduhur dhe të vjen keq që nga një ish-kryemninistër bëhet për të kundërvënë dy partnerë të rëndësishëm.
Sharka thotë se kostoja e inputeve të fermerëve është rritur nga 200-300% dhe se këtë gjë e shkakton politika e gabuar fiskale.
Kostoja e inputeve për fermerët është rritur 200-300 përqind. Ajo që shkakton këtë gjë është dhe politika e gabuar fiskale. Jemi i vetmi vend që produktet ushqimore janë këtë shkallë tvsh në shitje, informaliteti 90% në tregun e brendshëm. Më të diskrimunarit janë fermerët pasi nuk po marrin shpërblimin, po shesin nën kosto, i kthen ata në puëntorë të papaguar.
Jetojmë në një vend me paradokse të mëdha. Ai që ika në dorë të gjithë instiutucionet nuk bën detyrën, nuk mund të flasësh me hipoteza, por duhet të drejtohesh tek këto institucione që të nxjerrin ata konkluzione. Ai teatër i shëmtuar thoshte pse e çoni në Maqedoni. Merita më e madhe që kanë këta grumbullues (nuk përjashtoj faktin që ka spekulator), por janë këta që kanë paguar panairet ndërkombëtare dhe kanë bërë që produktet shqiptarë të shkojnë në këto tregje. L Po shifrat që përmenden rrëzohen lehtë.
Fermerët janë me humbje. Maqedonia ka tregje më të konsoliduara, ne jemi të konkurrueshëm, çmimi do bjerë dhe pasojat do bien.
Në kriza të tilla është neni 12 në ligj që i takon shtetit të ndërhyjë dhe të stabilizojë trgun dhe jo të transportosh fajin tek grumbulluesi
Për blegtorinë kishte rënie të krerëve. Bujqësia nuk ka pësuar rritje. Trendi është negativ. Me këtë qasje që ka shteti, bujqësia do të jetë në trend ulje. Përditë braktisen tokat. Situata është shumë e keqe.
E gjithë ekonomia është në vështrë por bujqësia është e mirë publike që pravalon mbi të tjerat. Qeveria mjafton të kopjojë praktikat e mira të qevverive të rajonit.
Ka pasur zero politika orientuese nga qeveria. Bujqësia do trajtim ndryshe nuk mund të kemi bujqësi pa subvencione, do kujdes të veçantë aq më shumë për një vend si i ynë që bujqësinë e ka sektor kryesor. Ne nuk shohim premisa.



