Pelosi mbështet Kamala Harris: Kam besim të plotë se do të na udhëheqë drejt fitores

Pelosi mbështet Kamala Harris: Kam besim të plotë se do të na udhëheqë drejt fitores

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka shprehur mbështetjen e saj për nënpresidenten Kamala Harris, e cila mund të jetë kandidatja zyrtare e demokratëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Përmes një deklarate, Pelosi tha se Harris është një politikane e zgjuar që mund t’i çojë demokratët drejt fitores në zgjedhjet në nëntor.

Drupal Ad

 

 

 

Sot, me krenari të pamasë dhe optimizëm të pakufishëm për të ardhmen e vendit tonë, unë mbështes zëvendëspresidenten Kamala Harris për Presidente të Shteteve të Bashkuara. Mbështetja ime entuziaste për Kamala Harris është zyrtare, personale dhe politike.

Kam parë forcën dhe guximin e Kamala Harris si një kampione për familjet që punojnë, veçanërisht duke luftuar për të drejtën e një gruaje për të zgjedhur. Personalisht, unë e kam njohur Kamala Harris për dekada të tëra, ka besim dhe përkushtim ndaj shërbimit publik.

Politikisht, mos bëni gabim: Kamala Harris si një grua në politikë është jashtëzakonisht e zgjuar dhe kam besim të plotë se ajo do të na çojë drejt fitores në nëntor.

Një numër i madh ligjvënësish demokratë, guvernatorësh dhe dhuruesish financiarë kanë shprehur mbështetjen e tyre që Harris të jetë kandidatja presidenciale e partisë në zgjedhjet e nëntorit, pasi presidenti Joe Biden shpalli të dielën vendimin për t’u tërhequr nga gara.

Biden, pak pas njoftimit të befasishëm të dielën, i shprehu mbështetjen Harris si kandidate të partisë për t’u përballur me ish presidentin Donald Trump, kandidatin e Partisë Republikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy