Familjarë dhe zyrtarë të lartë serbë përkujtuan në Beograd vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç.
Pas ceremonisë në nderim të tij, Marko Gjuric, përgjegjës i Zyrës për Kosovën, tha se Serbia nuk do të ndalet derisa të gjejë vrasësit e vërtetë të Ivanoviç, duke akuzuar Prishtinën për pengim të hetimeve.



