Shehi: Vendimin për të mos hyrë në zgjedhje, Basha nuk e mori i vetëm

Shehi: Vendimin për të mos hyrë në zgjedhje, Basha nuk e mori i vetëm

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, se vendimi i opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet e 18 qershorit nuk është vetëm i kreut të PD-së, Lulzim Basha, por i të gjithë aleatëve.

Gjatë një interviste në “News 24”, Shehi u shpreh se vendimi për të mos hyrë në zgjedhje është parë si një masë ekstreme, me anë të së cilës opozita synon t’i japë një tjetër drejtim situatës të krijuar në vend, pasi sipas tij fenomeni i kanabisit është tejet shqetësues.

“Tani jemi në fazën që shpresojmë të arrijmë një kompromis, një zgjidhje. Duhet të arrihet një ligj i ri elektoral, pasi në këto zgjedhje po hyhet me ligjin e vjetër. Ky proces në fakt mund të ishte filluar dy –tre vite më parë. Janë një sërë problemesh deri më tani. Edhe mitingu që do të bëhet në 13 maj është një mjet i opozitës për të treguar zërin e saj. Për këto zgjedhje, zgjidhja e vetme na ka mbetur rruga. Besojmë që kjo të bëjë të reflektojë palën tjetër, apo edhe ndërkombëtarët. Ky lloj raporti që të huajit kanë me qeverinë, që me thënë të drejtën është pak preferencial, është pak i dukshëm, pasi çdo ndërkombëtar sigurisht që do të negociojë me qeverinë që është sot. Dhe ky raport që kanë ndërkombëtarët me qeverinë nuk duhet të kuptohet si raport i tyre me PS-në. Ky lloj raporti i deformuar ka krijuar idenë sikur ne jemi në vështirësi me të huajt. Nuk është i lehtë vendimi për të bojkotuar zgjedhjet. Nuk është i lehtë as për Bashën, as për mua, e as për të tjerët. Është një vendim i marrë me vështirësi, por që ia ka vlejtur. Unë do isha dakord për një qeveri teknike, qoftë edhe me disa ministra të ndryshuar, zv/ministra, etj. Këta po ndërrojnë policët përditë”, u shpreh kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy