“ISIS tani nuk kërkon luftëtarë, i nxit radikalët të kryejnë sulme në vendet e tyre”

“ISIS tani nuk kërkon luftëtarë, i nxit radikalët të kryejnë sulme në vendet e tyre”

Kërcënimi terrorist për Francën mbetet i lartë. Kështu shprehet kryeprokurori i Parisit, Francois Molins. Ai thotë se kërcënimi nuk vej më si dikur nga jashtë kufijve, por ka hedhur rrënjë në në vend, çka e bën shumë më të vështirë luftën kundër tij.

“Ky ndryshim vjen si pasojë e shkatërrimit të kalifatit, për shkak të situatës ushtarake në Irak dhe Siri”, i tha Molins RTL-së. “Kjo është arsyeja pse ISIS-i u thotë luftëtarëve të tij: Mos ejani te ne, rrini në shtëpi dhe kryeni akte terroriste në vendet tuaja”, tha ai.

Molins thotë se gjithnjë e më pak xhihadistë francezë përpiqen të shkojnë në Irak dhe Siri. Sipas tij, tashmë është më e vështirë për forcat e rendit dhe agjencitë e inteligjencës të zbulojnë elementë të tillë, që janë “jashtë radarit”.

Frika e sulmeve terroriste në Francë vijon që prej vitit 2015, kur disa të tilla shkaktuan qindra viktima. Më i rëndi ishte sulmi i 13 nëntorit 2015, kur 10 persona u vranë në disa aksione terroriste të kordinuara në Paris.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy