Ish-ministri Ylli Manjani komenton ndryshimet e pritshme në kabinetin qeveritar. Në një postim në Tuiter, Manjani shkruan se “ideja e shkarkimit të 7 ministrave, ngjan me kollitjen që bëhet për të maskuar pordhën!”. “Do presim deri në fund që të vijojmë të qeshim!“ shton Manjani.
Pas lajmit në disa media dje lidhur me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, fakt ende i pakonfirmuar zyrtarisht, kryetari i PS-së, Edi Rama, mbledh kryesinë e vogël, sekretariatin dhe ministrat që janë të deleguar në krye të qarqeve për mbarëvajtjen e organizimit elektoral në to. Pritet që në këtë takim të njoftohen dhe largimet e ministrave të tjerë.



