Katër luanë në Barcelonë rezultojnë pozitivë me Covid

Katër luanë në Barcelonë rezultojnë pozitivë me Covid

Katër luanë nga kopshti zoologjik i Barcelonës rezultuan pozitivë për koronavirus..

Bëhët fjalë për tre luanesha të quajtura Zala, Nima dhe Run Run dhe një mashkull, Kiumbe, të cilët u testuan pasi treguan simptoma të lehta.

Dy punonjës të kopshtit zoologjik dolën pozitivë muajin e kaluar, por është e paqartë nëse kafshët janë infektuar nëpërmjet tyre."Luanët janë trajtuar me anti-inflamatorë veterinarë që administrohen në rast të një gripi të lehtë dhe po reagojnë mirë", tha kopshti zoologjik në një deklaratë.

Është rasti i dytë që të tilla kafshë infektohen nga Covid. 

Herën e parë u ndodhi prillin e kaluar katër tigrave dhe tre luanëve në kopshtin zoologjik Bronx në New York.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy