
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po pret sot në një takim përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it (SHBA, Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar). Të dielën i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për raportet me Kurtin, tha se ai është partner i SHBA-ve, por është një partner i vështirë. “Z. Kurti është partner i yni. Nganjëherë është një partner i vështirë, por është partner. Kosova është partnere jona. Serbia është partnere jona. Pra, në të ardhmen dëshirojmë të përfitojmë nga marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe nga përmirësimi i marrëdhënieve që kemi me Serbinë”, ka thënë Escobar.



