Policia Rrugore, kontrolle mjeteve që transportojnë nxënës

Policia Rrugore, kontrolle mjeteve që transportojnë nxënës

Policia Rrugore e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, po vijon punën për kontrollin e automjeteve të shërbimit publik, të atyre që transportojnë fëmijë në shkolla e kopshte, autobuzë, taksi si dhe autovetura të tjera që dyshohet se ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, pa licencë, duke mos u stacionuar në terminalet e përcaktuara nga Enti Pronar dhe në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e certifikatave të transportit rrugor.

 Janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e qytetit, në orare të ndryshme dhe sipas hartës së evidentuar më herët si zona problematike përsa i përket transportit publik. Janë konstatuar e ndëshkuar për mangësi të ndryshme 90 drejtues automjetesh, për informalitet në fushën e transportit.

 Gjithashtu në zbatim të këtij plani janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues automjetesh që transportojnë fëmijë pa vendosur rripin e sigurimit, dhe për mangësi të tjera të parashikuara nga Kodi Rrugor. Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy