
Atentati i ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Dobraç, ka bërë bujë për faktin se grupet kriminale në Shkodër vazhdojnë të jenë aktuale.
Gazetari Sokol Bregu, tha në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, se viktimat mund të arrestoheshin çdo ditë pasi ata ishin të armatosur, porse Policia e zonës, nuk ka pasur guximin as ti kontrollojë në shtëpitë e tyre.
Viktimat mund t'i arrestonte Policia çdo ditë në Shkodër, për arsye se të gjithë e dinin që ishin të armatosur. Edhe banesa e tyre ka armë, pra mund t'i ndaloje për armëmbajtje pa leje.
Edhe sot që flasim, pra kemi dyshime për personin e tretë të ndodhur në makinë.
E zëmë sikur mund të ketë qenë Ibrahim Lici, por qoftë edhe një tjetër policia akoma sot nuk ka reaguar. As sot që flasim Policia lokale nuk ka guxim të shkojë te shtëpia e Licëve për të bërë një kontroll banesë. Informacionet e SHISH nuk janë marrë parasysh në disa raste. Që ka një krizë që SPAK nuk referon të dhënat e SHISH.



