Kurti, letër Thaçit: Mos bëj presion, jemi pranë marrëveshjes me LDK-në (VIDEO)

Kurti, letër Thaçit: Mos bëj presion, jemi pranë marrëveshjes me LDK-në (VIDEO)

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër presidentit Hashim Thaçi, të cilit i kërkon të mos bëjë vlerësime politike dhe presion përmes paragjykimit të procesit politik të formimit të qeverisë. Kurti shprehet në letër se proces në fjalë është i përcaktuar qartë me Kushtetutë dhe i sqaruar në hollësi me aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese dhe në të tilla kushte, presidenti nuk mund të bëjë interpretime shtesë.

Lidhur me mandatimin e kryeministrit, hap për të cilin Thaçi i la Kurtit vetëm 48 orë kohë, kreu i Vetëvendosjes shkruan se Kushtetuta nuk i njeh presidentit të republikës asnjë autoritet për të ushtruar një vetemërim, vetësugjerim për emërim ose vetëpërcaktim të kandidatit që përfaqëson vullnetin e subjektit politik fitues të zgjedhjeve.

Lidhur me rolin e kreut të shtetit në procesin e krijimit të qeverisë së re, Kurti thotë se ai është pasiv përgjatë gjithë procesit dhe vetëm formalisht mandaton një kandidat pasi atij i dërgohet emri nga subjekti që ka shumicën parlamentare.

Në letër, Kurti thotë se VV po e përdor kohën për të ndërtuar një koalicion të qëndrueshëmdhe nuk ka aspak për qëllim të cenojë autoritetin e presidentit.

Lidhur me bisedimet që Vetëvendosje po zhvillon me LDK-në, Kurti shprehet se marrëveshja është në fazën e finalizimit dhe në një të ardhme të afërt presidentit do t’i dërgohet zyrtarisht emri i kryeministrit të ri të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy