Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar sot për dhunën barbare të ushtruar ndaj kolegut të tij, Elvi Fundo nga persona ende të paidentifikuar nga policia.
Në një reagim në rrjetet sociale, Aran Hoxha kërkon të mos heshtet ndaj kësaj ngjarjeje. Sipas tij, nëse sot heshtet kundër dhunës ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe medias së tij, duhet të mos çuditeni kur dhuna të trokasë në derën e shtëpisë suaj.
“Nëse heshtni sot kundër dhunës ndaj gazetarit Elvi Fundo dhe medias së tij, mos u çudisni kur dhuna të trokasë në derën e shtëpisë suaj dhe të tjerët të heshtin”, – shkruan Artan Hoxha.



