Mbi 50% e Gjytarëve dhe Prokurorëve të sistemit të drejtësisë shqiptare rezultojnë me probleme me pasurinë e pajustifikuar konflikte interesi etj.
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave Shkëlqim Gjanaj në raportin vjetor bërë para Komisionit të Ligjeve u shpreh se nga rreth 800 deklarime të bëra rezulton se shumica janë me probleme.
Por numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve me probleme mund të jetë edhe më i lartë pasi Ganaj tha se ILDKPI nuk ka akses në të gjitha mjetet e kërkimit.
Kreu i ILDKPI-së paralajmëroi se vitin e ardhshëm shqipëria rrezikon të mbetet edhe pa gjykatë apeli për shkak se kjo gjykatë më shumë në numër me probleme.



