
Inxhinieri Xhevair Ngjeqari duke folur për Korridorin 8-të, thotë se në Shqipëri nuk ka port mallrash, i cili është domosdoshmëri për ekzistencën e korridorit.
Ngjeqari sqaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, se portet kanë një koncept dhe ndërtohen gradualisht, ku përcaktohet vendi, nis dhe me një terminal dhe vazhdon 50 apo 100 vjet.
Injoranti është më keq se armiku, ata që sabotojnë Korridorin 8 janë kryeministrat shqiptarë me gjithë shpurën nga mbas, që nga doktori me gjithë këtë tjetrin. Portet nuk kanë nevojë fare për lekët e shtetit shqiptar, por jo me PPP. Janë vepra. Këta nuk duan të ndërtojnë, këta duan të marrin lekët e popullit. Bregdeti shqiptar është me vlerën më të madhe ekonomike në Mesdhe. Unë e akuzoj publikisht Kryeministrin se po saboton Korridorin 8-të.
Sipas tij, fakt është që nuk ka port, ndërsa tha se gropa më e madhe e Adriatikut, është përballë Shëngjinit.
Ngjeqari, deklaroi se këtu nuk ka asnjë port peshkimi dhe peshku vjen nga Kroacia, ndërsa shtoi se rëra është e shenjtë.
Ai që do të zhvillojë turizmin, duhet të zhvillojë korridorin turistik. Edhe Millosheviçi të ishte këtu, nuk do të bënin këto që po bëjnë këta. Janë jashtë prioriteteve shqiptare. Investimet e infrastrukturës nuk kanë nevojë për lekët e shtetit shqiptar, bëhen me lekët e të tjerëve.



