Miratohet në Komisionin e Ligjeve drafti për bastet sportive online

Miratohet në Komisionin e Ligjeve drafti për bastet sportive online

Me 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim Komisioni i Ligjeve miratoi sot rikthimin e basteve sportive vetëm online. 

Miratimi në komision u bë vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa kundër votoi opozita.

Tashmë mbetet vetëm miratimi i projektligjit në Kuvend. 

Zv. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero, në fjalën e mbajtur gjatë dy mbledhjeve theksoi se ky projektligj është produkt i një pune të gjatë dhe ka kaluar në një proces të gjatë konsultimi.  

Më 19 korrik, Këshilli i Ministrave miratoi dje ndryshimet në pr/ligjin për lojrat e fatit, ku u hapet rrugë basteve sportive Online. Sipas projektligjit, të drejtën për ta ushtruar këtë aktivitet e kanë jo më shumë se 10 operatorë. Sa i takon përzgjedhjes së subjekteve thuhet se ajo dtë bëhet nga Komisioni i Licencave.

Në draft thuhet se operatorët aplikues duhet ta kenë selinë brenda territorit të vendit, të jenë të regjistruar në QKB, në objektin e veprimtarisë për lojëra fati në kategorinë “Baste sportive on-line”. Shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 40 000 000 lekë, vlerë e cila nuk mund të jetë më e ulët për të tërë periudhën e vlefshmërisë së licencës.

Pagesat nuk do të bëhen në dorë, por përmes "agjentit financiar", nëpërmjet Postës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy