
Numri i të vdekurve nga shtypja e protestave antiqeveritare në Irakun e Jugut ka arritur në 4 persona, njofton BBC.
në Basra janë vrarë dy protestues dhe janë plagosur 50 të tjerë. Në Nassiriya janë të plagosur 40 vetë dhe dy persona kanë humbur jetën.
Rruga për në portin strategjik të Umm Qasr është bllokuar.
Që nga fillimi i protestave në tetor, më shumë se 300 protestues janë vrarë nga policia. /Ansa/



