Pensionet, Nunaj: Qytetarët s’provojnë dot kontributet nga humbja e dokumentacionit, buxheti iu ka munguar paratë

Pensionet, Nunaj: Qytetarët s’provojnë dot kontributet nga humbja e dokumentacionit, buxheti iu ka munguar paratë

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj thotë se kohëve të fundit ka një ndërgjegjësim të shoqërisë në tërësi lidhur me çështjen e pensioneve.

Në emisionin “MCN Econony”, ajo deklaroi se çështja e pensioneve nuk është një problematikë ose çështje individuale, por një çështje e shoqërisë dhe se ndërgjegjësimi për këtë temë vjen prej pensioneve të ulëta dhe shqetësimeve që përcjellin nga të moshuarit.

Sipas saj, qytetarët kanë paguar kontribute në vite, por nuk i dokumentojnë dot prej mungesës së dokumentacionit prej problematikave nga institucionet, ose djegiet dhe se është buxheti i shtetit që iu ka munguar paratë mijëra shqiptarëve.

Qeveria e ka trajtuar si temë prioritare dhe në mënyrë të përgjegjshme çështjen e pensioneve.

Nga ana tjetër ka ushtruar një lloj presioni pozitiv. Është një kohë e favorshme për të bërë ndryshimet e duhura.

Tryeza që kryesoi kryeministri ka ardhur si rrjedhojë e presionit, jo vetëm se pensionistët janë votues, por janë gati ¼ e individëve rezident dhe kjo do të thotë të kesh një numër kaq të madh individësh, nuk mund ta anashkalosh më por ta marrësh seriozisht çështjen e tyre.

Në këtë nivel ku jemi kanë filluar të kuptojnë se çfarë ndodh dhe çfarë efektesh po sjell dhe vendimmarrjet po bëhen gjithnjë e më transparente dhe pjesë e debateve.

Qytetarët kanë paguar kontribute në vite, por nuk i dokumentojnë dot prej mungesës së dokumentacionit prej problematikave nga institucionet, ose djegiet, ose humbjes.

Këta individë vuajnë persekutimin se nuk dokumentojnë dot punën e tyre. Është buxheti i shtetit që iu ka munguar paratë mijëra shqiptarëve që nuk e kanë dokumentuar dot pjesën e pensioneve.

Janë mijëra familje shqiptare që iu kanë munguar paratë. Diskutimi për të dalë një projektligj, gjithmonë diskutohet për pensionistët që do dalin në pension pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Ne po flasim për një periudhë që nëse në 2024 del ligji dhe një individ 65 vjeç del në pension ka 14-15 vite pune në komunizëm, shohim se sa të vonuar janë në ligj.

Ne nuk duhet të qajmë hallin se po rëndohet pjesa e buxhetit, por duhet të mendojmë për ata pensionistë që nuk iu është dhënë e drejta e tyre.

Ka pensionistë që janë dergjur nëpër gjyqe dhe kanë ndërruar jetë pa marrë të drejtën e tyre, jo të themi që u rëndua buxheti i shtetit.

Ligji mund t’iu japë një dorë individëve që kanë kontribute në ndërmarrjet gjyqësore, që të mos enden në dyert e gjykatave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy