Çipa: Në bregdet duhet të shtohen plazhe të reja (VIDEO)

Çipa: Në bregdet duhet të shtohen plazhe të reja (VIDEO)

Eksperti i turizmit Arben Çipa për strategjinë e re të turizmit e cila kufizon hapësirat për plazhe private, thotë se jemi në një moment ku propozimi i ri vjen për t’iu përshtatur vazhdimësisë.

Duke folur për “MCN Informacion”, ai tha se turizmi kërkon studim krejt ndryshe të zonës së Shëngjinit, Durrësit apo Sarandës.

Ai sugjeroi që bregdetit t’i shtohen plazhe të reja për të lehtësuar situatën.

Propozimi është i vlefshëm dhe ne operatorët jemi të mendimit për ta parë ndryshe çështjen e bregdetit, duke marrë parasysh çështjen për të cilën kanë lindur pengesat, hapësirat e kufizuara, dalim në konkluzionin se sido që ta studiojmë çështjen kemi sërish mungesë hapësirës.

Sepse hapësirat në zonën e Ksamilit dhe Sarandës janë të kufizuara, ndërsa prezenca turistike është shumë e madhe dhe sipërfaqja që i dedikohet hoteleve janë të shumta.

Ne sugjerojmë që bregdeti të shtojë plazhe të tjera, aty ku janë zona të ndërtuara prej gurëve nuk duhen lënë pa plazhe, ka mënyra të ndërtohen plazhe, kjo do të sjellë mundësinë e shtimit të hapësirave por duke zgjidhur dhe një hall që është themelor.

Për Sarandën sado që të jepen zgjidhje, do të kemi lehtësime të vogla, por jo zgjidhje.

Në Vlorë, situata është ndryshe, krijohen hapësira më tepër dhe në Durrës këto hapësira ekzistojnë, por është çështje menaxhimi.

Gjykoj se do të ndikoj pozitivisht për pjesën turistike, do të zvogëlojmë pakënaqësitë për pjesën e hapësirave.

Sa i takon subjekteve do të jenë me fat të madh, fat të mesëm dhe ata që nuk do të kenë fat fare.

Hotelet që ndodhen në breg të detit kanë investuar për çështjen e ndërtimit të plazheve dhe normalisht i takon atyre për t’i shfrytëzuar, pavarësisht se paguajnë taksa.

Sipërfaqet janë të munguara turizmi është i shtuar dhe kush tha që kapacitetet akomoduese nuk do të shtohen në vazhdimësi.

Duhet të ndahen parcela të caktuara që nuk janë në konflikt dhe të ndërtohen plazhe duke vendosur rërë, nëse ndahen parcela të ndryshme, përgjegjësia ndahet dhe kanë zgjidhur një hall shumë të madh.

Ndërsa 30% e plazheve parashikohen që të menaxhohen nga pushteti vendor, Çipa deklaroi se aktualisht bashkitë nuk e kanë këtë kapacitet, por se do të shtohen vende të reja pune për të mbuluar shërbimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy