Xhadat/ Pasojat e sulmit kibernetik. Institucioni i heq kujdestarinë nënës së djalit të sëmurë

Xhadat/ Pasojat e sulmit kibernetik. Institucioni i heq kujdestarinë nënës së djalit të sëmurë

Problemet nga sulmi kibernetik dhe papërgjegjshmëria e institucioneve kanë lënë pa pagesën e kujdestarisë për katër muaj nënën e një djali 10- vjeçar që vuan nga një çrregullim i rëndë në Durrës.

Rasti u denoncua në emisionin Xhadat. E reja tregoi se në shtator të vitit të kaluar doli në komision në Durrës së bashku me djalin 10 vjeçar, ku djali përfitoi kempin dhe ajo pagesën e kujdestarisë. Por në tetor Valbona kuptoi se nuk i kishte kaluar pagesa e kujdestarisë së djalit dhe një muaj më vonë mësoi nga punonjësi social se kujdestaria i ishte hequr për shkak të një gabimi njerëzor. Për këtë arsye, në nëntor ajo i kishte drejtuar një ankesë Kempit Epror në Tiranë për të fituar sërish pagesën e kujdestarisë së djalit, duke kërkuar gjithashtu marrjen e pagesave të prapambetur. Deri në fund të muajit janar, Valbona nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga Kempi Epror.

Pas denoncimit më emisionin "Xhadat" dhe interesimit të gazetarëve në institucione, Drejtori i Shërbimit Social Shtetëror në Durrës tha se për shkak të sulmit kibernetik, sistemi kishte shfaqur probleme duke i hequr nënës pagesën e kujdestarisë. Duke pranuar një pjesë të gabimit sa i takon ndjekjes së rastit, pas insistimit të "Xhadave", drejtori i Shërbimit Social Shtetëror Durrës komunikoi me Kempin Epror në Tiranë. Në telefonatën që morën vetëm pak minuta pas daljes nga zyrat e SHSSH Durrës, gazetarëve ju komunikua se Valbona do të diltë para komisionit të Kempit Epror të nesërmen.  

Për të mësuar ç'do të ndodhte me rastin në fjalë dhe pse institucioni veproi pas denoncimit të gazetarëve dhe jo më parë, "Xhadat" shkuan pranë Kempit Epror në Tiranë.  

Punonjësja e Kempit Epror fillimisht tha se Valbona e kishte kujdestarinë e djalit, por pasi "Xhadat" i tregoi një dokument ndryshoi version. Punonjësja kuptoi se zonjës i ishte hequr kujdestaria dhe tha se gjithsesi Kempi Epror do e merrte në shqyrtim njësoj si një rast të ri.

Një ditë më pas, Valbona, e cila ndodhet në muajin e nëntë të shtatzanisë u paraqit pranë Kempit Epror sërish me djalin e saj të sëmurë. Edhe pas daljes para komisionit, nuk mori një përgjigje përfundimtare.

Pas një sorrollatjeje disa mujore, gabimit të ndodhur jo për faj të saj, por vetë institucioneve, Valbonës do t`i duhet të pres akoma edhe 15 ditë për të mësuar vendimin që komisioni mori në lidhje me pagesën që i takon si kujdestare e djalit të saj së sëmurë.      

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy