Kodheli "shpërthen" ndaj RD-së: Mos ngatërroni zjarret e vapës me ato të Gërdecit se mund të digjeni dhe vetë

Kodheli "shpërthen" ndaj RD-së: Mos ngatërroni zjarret e vapës me ato të Gërdecit se mund të digjeni dhe vetë

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar sot pas një shkrimi të publikuar t në gazetën zyrtare të PD-së, Rilindja Demokratike, ku thuhej se Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar 1 miliard lekë për zyrën e ministres dhe tualetin, ndërsa për operacionet kundër zjarrit është vënë në dispozicion një shumë katër herë më e vogël.

Kodheli e quan ‘fundkazani’ RD-në dhe shpreh keqardhje për këtë ‘banalitet’. Por ajo i këshillon faqosësit e gazetës të mos ngatërrojnë zjarret e vapës me të Gërdecit se mund të digjen dhe vetë.

RD

“Mjerimi i një fundkazani si gazeta RD është vërtet për të ardhur keq. E lindur si shprehje e lirisë së fjalës, prej vitesh, kjo gazetë, është kthyer në një banalitet, ndaj dhe askush se merr seriozisht. Vërej me keqardhje që ditët e vapës i kanë bërë akoma më të tollovitura kokat e nxehta të atyre që i kanë mbetur akoma në punë kësaj gazete pa sherbet, por me shumë rrena dhe helm brenda. Zyra e MM është një zyrë shteti modeste, por brenda standardeve NATO, kur vjen puna për sigurinë. Një nga klasat e Akademisë u transformua në zyrën e MM, por asnjë qindarkë nuk i është marrë parave të buxhetit të Ministrisë. Një këshillë faqosësve të gazetës: tjetër herë mos i ngatërroni zjarret e vapës me ato të Gërdecit se mund të digjeni edhe vetë!”, shkruan Kodheli.

Kodheli fb

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy