
Autoritetet në Guine thonë se 58 persona janë izoluar në shtëpitë e tyre pasi u identifikuan si kontaktet e një vajze të infektuar me virusin Ebola, raporton Al Jazeera.
Rasti u zbulua në Bregun e Fildishtë te një 18-vjeçare nga Guinea, e cila kishte udhëtuar me autobus nga Labe (Guinea), një udhëtim prej rreth 1.500 km.
Ky është rasti i parë i njohur i sëmundjes në Bregun e Fildishtë që nga viti 1994.
Ebola është shpesh vdekjeprurëse. Simptomat janë ethe të forta, në rastet më të këqija, hemorragji e pandalshme. Transmetohet përmes kontaktit të ngushtë me lëngjet trupore, dhe njerëzit që jetojnë të infektuarit ose që kujdesen për ta janë më të rrezikuar.
Zbulimi në Bregun e Fildishtë erdhi gati dy muaj pasi agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara shpalli fundin e shpërthimit të dytë të Ebola-s në Guinea, i cili nisi vitin e kaluar dhe vrau 12 persona.
Një shpërthim i Ebolës midis 2013 dhe 2016 u mori jetën 11 300 njerëzve në të gjithë Afrikën Perëndimore, përfshirë 2 300 në Guine.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) beson se numri i viktimave është më i madh.



