Berisha: Ministria e Drejtësisë është kthyer në varrmihëse, fati i Manjanit e pret edhe Vasilin

Berisha: Ministria e Drejtësisë është kthyer në varrmihëse, fati i Manjanit e pret edhe Vasilin

Ish-kryeministri Berisha akzuoi sot kreun e maxhorancës, Edi Rama, për banditizëm në udhëheqjen e vendit, por edhe në marrëdhëniet me fqinjët. Në seancën e Kuvendit, Berisha tha se Rama ka shpeshtuar vizitat në Beograd dhe ka ftohur marrëdhëniet me Kosovën.

“I vetmi politikan i akuzuar nga biznesmenë se u ka kërkuar miliona. Tani është e regjistruar se ka kërkuar shumë miliona. Shifrën do ta merrni vesh. Është regjistruar duke kërkuar miliona. Ai është bandit. Në mënyrë tipike si i tillë ka krijuar sot problemet më të mëdha me fqinjët dhe vëllezërit tanë. I ka krijuar me sjelljet e tij prej banditi. Merrni dy gjëra. Ka një paralelizëm si kurrë ndonjëherë mes vizitave të Tiranës në Beograd më të shpeshta se të vitit 1946-1947. Marrëdhëniet me udhëheqjen e Kosovës janë të nivelit të Enver Hoxhës. Të tilla janë marrëdhëniet me fqinjët e jugut, me Maqedoninë etj”, tha ai.

Berisha tha se Ministria e Drejtësisë është kthyer në “varrmihëse të ministrave”, pasi sipas tij Rama nuk pranon t’i nënshtrohet ligjit.

“Ministria e Drejtësisë është bërë varrmihëse e ministrave. Nuk kam keqardhe për LSI-në këtu. Vasil, atje do të përfundosh edhe ti. Të gjitha oponencat që ministrit të Drejtësisë ua dikton detyra, i çon drejt “prerjes së kokës”. Pse Ministria e Drejtësisë bëhet varrëmihëse? Sepse kreu i bandave nuk mund të pranojë ligjin. Lidhjet e Ramës me Shullazin shkuan deri në atë shkallë sa ia rrëmbeu edhe ministrit Saje Qorri mikun e vet. E përvetësoi për vete. Rama është kreu i bandave. Firmosjet në hipoteka me revole te koka i kam raportuar unë në Kuvend. Rama i dinte shumë më parë”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy