A jetojmë në autokraci? Bushati: Në një regjim autokratik, deri në diktatorial

A jetojmë në autokraci? Bushati: Në një regjim autokratik, deri në diktatorial

Analisti Andi Bushati në studion e emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV, duke folur për situatën politike në Shqipëri, e përshkroi shtetin si një regjim që ka kaluar nga demokracia në një formë autokratike, deri në diktatorial.

Në analizën e tij, Bushati theksoi se shteti është zhvendosur përtej një regimi autokratik dhe ka marrë përmasa të tilla që mund të cilësohen si diktatoriale.

Ka shumë raste që tregojnë se ne jemi në një sistem autokratik, që mund të shkojë edhe deri në diktaturë. 

E gjithë opozita në Shqipëri ka kaluar përmes burgjeve dhe se shumica e mediave janë shndërruar në "lëpirësit" e pushtetit.

Ky proces është gjithnjë e më i dukshëm, sidomos me përpjekjet për përvetësimin e drejtësisë dhe kontrollin e institucioneve shtetërore nga një qeveri e vetme.

A jemi ne afër Putinit, Erdoganit dhe Aliyev? Apo jemi në një regjim më të afërt me demokracitë e perëndimit si Gjermania, Franca apo Italia? kjo është një pyetje kyçe për të kuptuar se në çfarë regjimi jetojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy