
Norvegjia ka premtuar një shtesë prej 1 miliardë eurosh për të mbështetur Ukrainën për pjesën tjetër të vitit 2022 dhe 2023. Kështu ka bërë me dije kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store.
Jonas Gahr Store tha gjatë një konference shtypi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se paratë do të ndihmojnë Ukrainën të mbështesë njerëzit në nevojë, për të mbrojtur veten dhe për rindërtim.
Norvegjia ka kontribuar deri më tani me rreth 202 milionë euro në mbështetje të Ukrainës dhe vendeve fqinje të saj, në përgjigje të agresionit ushtarak të Rusisë, tha qeveria norvegjeze.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka propozuar gjithashtu një ndihmë makro-financiare prej 1 miliard eurosh për Ukrainën.



