
Amvisa Enkelejda Alliu nga Përmeti, me banim në Itali, ka zgjedhur të jetë pranë ndjekësve të saj, me gatime tradicionale dhe jo vetëm.
Në një intervistë për programin e mëngjesit, “Zgjohu me MCN”, ajo ndau episode nga jeta e saj në Përmet dhe faktin se si gatimi lindi si pasion që në vegjëli, e ushqyer nga e ëma kuzhiniere.
Ajo thotë se në shenjë falënderimi dhe nderimi për të, i dha dhënë emrin e saj, faqeve në rrjete sociale, të cilat ndiqen me mjaft përkushtim nga admiruesit e gatimeve.
E gjitha dashuria ime për gatimin ka nisur nga nëna ime që ishte një kuzhiniere dhe rrobaqepëse mjaft e zonja. Kam marrë nga ajo paisonin e saj, që e vogël, ajo më ka mësuar recetat e para dhe duke qenë se vet mua më ka pëlqyer gjithmonë gatimi, ja kam marrë dorën që e vogël.
Nëse ajo do ishte gjallë, do ndjehen shumë e lumtur me gatimet e mia.
Kam hapur faqe në instagram, e nxitur nga fëmijët e mi, se nuk isha e bindur s edo ja arrij, por ja dola, kam mbështetësit e mi që më kanë dhënë foprcë dhe më kanë nxitur për më tutje me receta.
Me emrin Eli Kajames, emrin e nënës sime, kam vendosur të hap faqe, fillimisht në instagram, më pas kanal në Youtobe. Këtë e kam bërë si dedikim për figurën e saj, për ta mbajtur sa më pranë në këtë mënyrë nenën time, si shenjë falënderimi që nuk patëm mundësi për mirënjohje ndaj saj, se ishim shume fëmijë dhe ajo na ka rritur me duart e saj. Doja t’ja dedikoja asaj si falënderim, që në mësoj gatimin me



