30 shtetet amerikane janë prekur nga stuhia e dëborës Blair, ndërsa 7 prej tyre kanë shpallur gjendjen e emergjencës pasi kjo stuhi e cila është konsideruar stuhia më e madhe e dëborës në një dekadë, ka sjellë ndërprerje të rënda të trafikut në Midwest dhe përgjatë Bregut Lindor.
Në Kansas, Missouri, Kentaki, Virxhinia, Virxhinian Perëndimore, Arkansas si dhe në disa pjesë të Nju Xhersit ka pasur anulim të qindra fluturimeve dhe vonesa në mijëra të tjerë.

Zyrtarët kanë njoftuar për mbylljen e shkollave dhe autoriteteve ndërsa nga Stuhia Blair janë prekur mbi 60 milionë qytetarë Amerikan.
Stuhia Blair po përhapet këtë të hënë edhe në Ohio, Pensilvani dhe Maryland por gjithashtu edhe në Washington DC.
Deri tani të paktën katwr persona humbën jetën në aksidente trafiku të shkaktuara nga stuhia.
Më shumë se 310,000 njerëz nga Misuri në Virxhinia janë pa energji të hënën në mëngjes, sipas PowerOutage.us. Akulli i trashë, bora dhe erërat e forta rrëzuan pemët dhe linjat e energjisë gjatë fundjavës.
Kompania që i shërben Louisville dhe Lexington, Kentucky, nuk ka ende një vlerësim se kur mund të rikthehen mbi 20,000 ndërprerjet e saj.
Pas stuhive të dëborës në fundjavë, paralajmërimi për mot të keq vijon edhe në Mbretërinë e Bashkuar me metereologët që thonë se reshjet e dëborës do të godasin Anglinë Jugore në nisje të kësaj jave.



