Pas raportimeve në MCN se në Bazën Ndihmuese" të Limion në Sarandë kompanitë kanë kanë vijuar punimet ndonëse prej shkurtit të 2023 është vendosur nën sekuestro me vendim të GJKKO, iu drejtuam me një kërkesë për informacion Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara. Kjo e fundit thotë se në bazën detare në dijenin e tyre nuk janë kryer punime. Pas vendimit të GJKKO administrator shtetëror është caktuar Skënder Methasani.

“Në dijeninë tonë nuk ka patur aktivitet nga ana e operatorëve ekonomik private. Per administrimin e pasurisë, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 91 datë 24.02.2023, ka ngarkuar administratorin Skënder Methasani, Administrator në Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe te Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshne. Pasuria sekuestruar me emërtimin "Baza Ndihmuese" Limion, Sarandë, që në momentin e ekzekutimit dhe aktualisht ruhet nga Shoqëria e ruajtjes fizike "ILLYRIAN GUARD’’ SH.A”, thotë Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara.

Më 1 korrik të vitit 2020, Ministria e Financave nënshkroi një kontratë qiraje me Marina Bay Saranda që zotërohet nga grupi Kastrati dhe Concord Investments që zotërohet nga Artan Dulakut me vlerën 1 euro për dhënien e 265 mijë metër tokë publike në Gjirin e Limionit, në Sarandë. Sipas projektit, kompanitë do të ndërtonin aty një port jahtesh si dhe një resort turistik me vila, hotele dhe apartamente.

Por brenda sipërfaqes prej 265 mijë metrash, gjenden dhe 40 mijë metër tokë, pjesë e bazës detare të Sarandës, që është në pronësi të Flotës Detare. Për këtë shkak, kontrata u kallëzua në SPAK nga ish komandanti i Flotës Artur Meçollari, i cili pretendon se privatizimi i pronës së Flotës është bërë në kundërshtim me ligjin dhe cënon kapacitetet mbrojtëse të vendit.