Aeroporti i Vlorës, Vorpsi: Kundërshtojmë vendndodhjen, ndërtimi është në shkelje me ligjin për zonat e mbrojtura

Aeroporti i Vlorës, Vorpsi: Kundërshtojmë vendndodhjen, ndërtimi është në shkelje me ligjin për zonat e mbrojtura

Zydron Vorpsi nga Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se struktura ku ai punon, ashtu dhe organizatat të tjera të rëndësishme në Shqipëri dhe në botë kundërshtojnë vendndodhjen e aeroportit të Vlorës.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Vorbsi tha se ajo tokë ka shumë përmbytje, është shumë afër me vaskat e kripores dhe për më tepër është pjesë e ekosistemit Vjosë-Nartë që është zonë e mbrojtur .

Sipas Vorpsit punimet për aeroportin e Vlorës po bëhen në kundërshtim të ligjeve ndërkombëtare dhe shqiptare për ruajtjen e mjedisit.

Kundërshtojmë vendndodhjen e aeroportit të Vlorës, është vetëm 200 metra larg nga vaskat e fundit të kripores. Ajo tokë, pavarësisht se nuk është e mbuluar nga uji, ka përmbytje, është pjesë e integruar e ekosistemit Vjosë-Nartë. Ajo që ne kërkojmë, jo vetë ne, por një komunitet shkencor, vendndodhja e aeroportin është e gabuar. ËsKonventa e Bernës përmes strukturës së saj ka kërkuar pezullimin e punës, po bëhet në mungesë të ligjeve ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit.

Ne nuk jemi kundër zhvillimit, duhet të shkojmë me frymën e BE. 

Po akuzohet se duam të bllokojmë zhvillimin, nuk kemi qenë në asnjë moment kundër një aeroporti. Bëjmë studime shkencore, ka qenë ndryshimi i vendndodhjes. Ka pasur 4 vendndodhje të tjera. Nuk thuhet të ndalohet. Nuk na takon neve. Aeroporti në zonën Vjosë-Nartë është bërë në mungesë të konsultave me komunitetin, dhe hapave ligjorë. Konventa e Bernës ka thënë jo. Në Shqipëri nuk jemi vetëm ne. Janë 30 organizata që e kanë ngritur si çështje. Nuk është luftë të mos ndërtohet një aeroport, por jo aty ku është e ndaluar. Ligji shqiptar i përfshin zonat e mbrojtura.

Në 30 vite burimet natyrore janë keqpërdorur, nuk janë të pafundme. Më shumë sesa për shpendët bëhet fjalë për një burim natyror që merret dhe i shërbejnë të gjithëve dhe jo vetëm një grupi lokal. Sa i përket shkeljeve ligjore, ende nuk ka leje ndërtimi dhe kur është kaq shumë në rregull si lokacion pse nuk nxirret, është në shkelje me ligjin për zonat e mbrojtura. Shkeljet e Konventave ndërkombëtare.

Padia është bërë, ka shkuar është çuar në Gjykatë. Është rast i bukur për Shqipëri, 2 ditë pasi u dorëzua padia u mor çështja nga gjyqtari, u vendos që organizatat nuk mund legjitimojnë këto padi. Por ka pasur raste kur janë legjitimuar. Dukshëm presioni është shumë i madh, nuk është mbajtur dhe është kthyer padia.

Më tej, Vorpsi tha se në Gjykatë është çuar dhe një vendim i Këshillit të Ministrave që tenton të ndryshojë kufijtë e zonave të mbrojtura.

Vendi i mospranimit të padisë është Apeluar. Vendimi është absurd, shpresojmë  e besojmë që Apeli do e kthejë pasi ka precedentë. Është çuar dhe një padi për vendimin e këshillit të Ministrave që tenton të ndryshojë kufijtë e patë të zonave të mbrojtura. Të gjithë këto shtyrje mund të jetë indikator i fortë që ka shkelje të forta të ligjit siç ne i kemi identifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy