Ndërsa mbetet një muaj nga seria e radhës e filmit “Alien” të regjisorit Ridley Scott, një fragment i ri është lançuar për të shtuar interesin e admiruesve.
“Alien: Convenant” është seria e radhës, që e ka bazuar strategjinë e marketingut jo në teaser-a dhe trajlera siç ndodh zakonisht, por në klipe të shkurtra që bëhen virale. Më i fundit është një sekuencë në të cilën personazhi i Daniels-it, i flet të atit nga hapësira.
Videoja ndërpritet shpesh nga sekuenca që tregojnë atë që do të ndodhë në të ardhmen, të prezantuar në formën e pamjeve të një xhirimi horror. Mbetet të presim filmin!



