Gjirokastër/ Zjarr në fshatin Karjan, flakët përfshijnë kullota

Gjirokastër/ Zjarr në fshatin Karjan, flakët përfshijnë kullota

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë kullotat në anën veriore të fshatit Karjan në Bashkinë Gjirokastër. 

 

Për shkak të rrezikut të përhapjes së shpejtë të flakëve, forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në terren me mjete dhe efektivë.

 

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, vatrat e zjarrit po izolohen për të bërë të mundur shuarjen e plotë të tyre dhe parandalimin e dëmeve më të mëdha. 

 

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohen dëme në njerëz apo dëme materiale në banesa e biznese. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij krimi mjedisor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy