Spekulimi i portalit italian dhe e vërteta e lajmit mbi zhdukjen e armëve kimike në Shqipëri (FOTO)

Spekulimi i portalit italian dhe e vërteta e lajmit mbi zhdukjen e armëve kimike në Shqipëri (FOTO)

Ditën e sotme, në disa portale në Shqipëri është përkthyer një lajm se 1400 kontejnerë me lëndë kimike janë zhdukur në Shqipëri dhe kanë shkuar në Maqedoni.

Po kështu, në këtë lajm botuar në portalin “Pianeta Italia” flitet për mbetjet dhe për çdo gjë tjetër që ka trazuar opinionin publik shqiptar kohët e fundit. Por ajo që të bie në sy është se portali në fjalë është i panjohur në itali. Edhe pse ka një domain .it në fund, ai zor se të shfaqet në “Google”. 

Po kështu, në fund të saj, thuhet se faqja drejtohet nga Maria Palma, e cila po kështu nuk figuron si personazh gazetarie në web. Më e rëndësishmja është se portali poston një herë në katër, apo në javë. Kështu, në sektorin e politikës, lajmi i fundit është i dhjetorit të vitit të shkuar. 

Ndërsa në sektorin e faqes së parë, është hedhur shkrimi për kontejnerët që më 24 shkurt dhe pas saj, nuk është postuar më. Kjo ngre pikëpyetje në lidhje me vërtetësinë e lajmit në fjalë. Fakti që asnjë media tjetër prestigjoze nuk ka shkruar për këtë ngre akoma më shumë dyshime. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy