Parakalimi i mjetit të agjencisë turistike, shkak për aksidentin me vdekje në Lezhë-Milot

Parakalimi i mjetit të agjencisë turistike, shkak për aksidentin me vdekje në Lezhë-Milot

Parakalimi i gabuar i fugonit të një agjencie turistike, dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit me pasojë vdekjen një ditë më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë mbikalimit të Ishull-Lezhës.

Në këtë konkluzion ka dalë policia, pas veprimeve paraprake hetimore të kryera në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me aksidentin blutë arrestuan drejtuesin e fugonit Mark Macaj për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa pritet rezultati i aktit të ekspertimit i cili do të përcaktojë dhe shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti, nga i cili humbi jetën 56-vjeçari Pavlin Ndoj.

Drupal Ad

Ky i fundit po lëvizte me motoçikletë përgjatë aksit Lezhë-Milot, kur u përplas nga fugoni.

Goditja ishte e fortë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta 56-vjeçarit i cili gjeti vdekjen gjatë transportit për në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Ky ishte aksidenti i parë që ndodh për vitin 2025 në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës, ndërsa superstrada Lezhë-Laç është një prej akseve më problematike sa i përket aksidenteve rrugore, ku përgjatë viteve numërohen dhjetëra të tillë, me viktima dhe të plagosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy