
Të dielën Turqia voton për të zgjedhur Presidentin e ri.
Lidhur me këtë, në një komunikim për MCN lajme, Bora Zukali, kryetar i shoqatës “VATRA E SHQIPTARËVE”, thotë se sipas sondazheve, shumica e shqiptarëve të Turqisë pritet të votojnë për opozitën, Partinë Republika Popullore me z. Kemal Kiliçdaroglu, për shkak se sipas tij, 21 vitet e pushtetit të Erdogan nuk sollën ndryshime të mëdha.
Tani në këto sondazhet e fundit që komunikojnë më të gjithë popullin këtu, me shumicë shqiptarët do ta votojnë opozitën, Partinë Republika Popullore me z. Kemal Kiliçdaroglu.
Sepse Erdogan në afërsisht në 21 vite është në pushtet dhe fillimisht shtatë vjeçari i parë ishte shumë i mirë, pastaj mandati i tretë ishte shumë i dobët sepse është një kabinet shumë jo profesionalizëm të lartë, inflacioni është rritur, varfëria, çdo gjë edhe koha e pandemisë, dhe për disa muaj tërmeti dhe na ka lënduar dhe sistemi parlamentar është më i mirë për Turqinë.
Sipas Zukalit, nëse fiton z.Kiliuc, Turqia mund të ketë ndryshim politik nga një republikë presidenciale në një republikë parlamentare siç ka qenë më parë.
100% e sigurte qe do të bëhet një qeveri për të ndryshuar sistemin dhe për ta transferuar nga një sistem presidencial në një sistem parlamentar, kjo është deklaruar dhe jo vetëm me programin dhe të gjitha detaje dhe pikat që do të ketë sistemi parlamentar po të vijnë në qeveri.
Edhe në sondazhet për këtë moment fazën e parë ashtu e tregon se nga 50% më tepër ka arritur të marrë Kemal Kiliçdaroglu.



