Donald Trump ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky të premten dhe se është zotuar t'i japë fund luftës së Ukrainës me Rusinë.

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara ka shkruar në rrjetet sociale se ai do të sjellë paqe në botë dhe do t'i japë fund luftës që i ka kushtuar shumë jetë.
“Të dyja palët do të jenë në gjendje të bashkohen dhe të negociojnë një marrëveshje që i jep fund dhunës dhe i hap rrugën prosperitetit”, shkroi ai.
Trump ka thënë vazhdimisht se dëshiron t'i japë fund luftës shpejt, por nuk ka dhënë detaje për mënyrën si do ia arrijë qëllimit.



