Covid-19, të infektuarit zhvillojnë antitrupa brenda 19 ditësh

Covid-19, të infektuarit zhvillojnë antitrupa brenda 19 ditësh

Një studim kinez i botuar dje në "Nature Medicine" jep një lajm të mirë: Të gjithë ata që kanë rënë në kontakt me virusin zhvillojnë antitrupa. Kjo është një pikënisje e mirë për testet serologjike, të cilat po bëhen në shumë vende.

"Ne vumë re kundërpërgjigje akute të antitrupave ndaj SARS-CoV-2 në 285 pacientë me COVID-19. Brenda 19 ditëve nga fillimi i simptomave, 100% e pacientëve u testuan pozitiv për imunoglobulinën G antivirale (IgG). Testet serologjike mund të jenë të dobishme për diagnostikimin e pacientëve të dyshuar me rezultate negative RT-PCR dhe për identifikimin e rasteve asimptomatike", thanë studiuesit.

Zhvillimi i antitrupave është “kujtimi” që trupi ynë ruan nga infeksioni. Nga studimi doli se, edhe pse në sasi të vogla, pacientët e shëruar nga Covid-19 prodhojnë antitupa kundër virusit. Kjo është gjë e mirë, pasi e bën më të besueshme diagnozën sierologjike dhe, nëse antitrupat mbrojnë, kjo premton imunitet të shtuar.

Sa zgjat kjo mbrojtje?

Për të kuptuar këtë duhen muaj, pra d.m.th. duhet verifikuar nëse ai që i ka antitrupat mbrojtës i ka ruajtur ato pas njëfarë kohe. Nëse Covid-19 do të sillej si infeksionet e mëparshme si Sars dhe Mers, mbrojtja do të duhej të zgjaste të paktën 12-24 muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy