
Prania e muxhahedinëve disidentë është bërë shkak për acarim të vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Iranit dhe Shqipërisë. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe aleat i ngushtë me SHBA, ka mirëpritur në 6 vitet e fundit rreth 3 mijë anëtarë të kësaj organizate, ndërkohë që është përballur me sulmin kibernetikë ndaj Shqipërisë.
Analisti Neritan Sejamini, tha në studion e “Të paekspozuarit” në MCN tv, tha se pas këtij sulmi, Shqipëria u kujtua tu thotë aleatëve që kanë detyrim për sigurinë e vendit.
Qeveria shqiptare i ka pritur për shkak të një kërkesë të SHBA, dhe kjo është kërkesë bazuar nga servilizmi maksimal, nënshtrimi i qeverisë ndaj Amerikës, që ata i kanë pranuar anëtaret e MEK këtu.
Dhe tani që e patëm këtë sulm kibernetikë, qeveria u kujtua tu thotë aleatëve se e kanë detyrim për sigurinë tonë sigurisht për shkak të MEK. Kemi pranuar të hyjmë në një betejë pa i ditur pasojat më pas.
Ne jemi këtu, e qeveria nuk po kuptonte se në cilën luftë po hynte, kurse sot që e kuptoj, kërkon që aleatët të kenë detyrim të marrin përsipër sigurinë e vendit. Pra ky është problemi i qeverisë sonë, servilizëm i qeverisë ndaj SHBA.



