Balla: Vota e emigrantëve, themeli i reformës zgjedhore. Bojkoti i opozitës është lajm i keq

Balla: Vota e emigrantëve, themeli i reformës zgjedhore. Bojkoti i opozitës është lajm i keq

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, e cilëson lajm të keq mungesën e opozitës në tryezën e sotme me temë “Votimi i shtetasve shqiptarë jashtë vendit”. Balla shprehet se e drejta e votës për shqiptarët jashtë Shqipërisë dhe vënia në zbatim e reformës në drejtësi mbeten dy binarët kryesorë të punës së socialistëve në Kuvendin e Shqipërisë.

 “Garantimi votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë është themeli i Reformës Zgjedhore. Aleanca kundër Reformës në Drejtësi (Luli, Monika&co) është kundër!? Bojkoti i sotëm në tryezën e OSBE, lajm i keq. Zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe e drejta e votës për shqiptarët jashtë Shqipërisë, janë binarët e punës tonë në Kuvendin e Shqipërisë”, shprehet Balla në një postim.

Tryeza me temë “Votimi i shtetasve shqiptarë jashtë vendit”, e organizuar nga ministri i Shtetit për Diasporën dhe OSBE, nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë u mbajt paraditen e sotme. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, tha gjatë diskutimit të tij se duhet të diskutohet dhe të vendoset mbi sistemin i cili mundëson votimin e qytetarëve shqiptarë që ndodhen jashtë vendit, por kanë të drejtë të votojnë në Shqipëri.

“Aplikimi i një sistemi që mundëson votimin e emigrantëve, pa qenë të detyruar të paraqiten në një qendër votimi, është një sfidë shumë e vështirë në kushtet e kësaj klime politike të tensionuar artificialisht. Besoj se kontributi i ekspertëve të paangazhuar, si dhe i OSBE, apo edhe i organizatave të tjera ndërkombëtare do të na ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje që ofron besim për të gjithë. Modelet në Europë dhe me gjerë nuk mungojnë në këtë rast”, tha ministri Xhafaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy