
Biznesmeni Gjergj Luca, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka rrëfyer se si ai ëhstë bërë i pasur. Ai tha se Gjergj Luca është i pasur shpirtërisht dhe që të arrinte deri këtu e ka bërë halli. “Kam patur një shok të ngushtë, që e ka patur emrin hall. Hall për të mbajtur familjen, nënën, babain, fëmijët, për të vrapuar ditë-natë rrugëve. Ai hall u kthye në ëndërr dhe ëndrra nuk ka kufij. Di ti që ëndrra të ketë kufij? Si për marrëzi, si për gjëra të mira, ai hall u kthye në ëndërr dhe nëse jam përballë shoqërisë, jam përballë politikës, jam përballë llumit, jam me punëtorët duke gëzuar, duke festuar, atëherë mendoj që unë i bëj yzmet ëndrrës time. Dua të vrapoj që kjo ëndërr edhe kur të mos jem nesër, të ecë përpara edhe pa mua. Prandaj unë çirrem dhe gërrthas, sepse nuk thuhet e vërteta në këtë vend. Nëse nuk dimë nga vijmë dhe nuk bëjmë analizën nga vijmë e ku jemi, atëherë si? Njeriu po nuk e bëri këtë analizë… Ka kategori të ndryshme biznesi. Një kategori biznesi është bërë duke ndejtur afër llumit të politikës, janë ata njerëz që nuk kanë kurajo, ata njerëz që kanë blerë 5 traktorë e zetorë, kanë blerë dy asfaltuese, u kanë ndenjur afër atyre, kanë ndarë lekët 30 vjet me ta, i kanë marrë lekët kollaj, bëjnë si VIP, vishen bukur, bëjnë flokët me xhel, marrin shtëpi te Rolling Hills, me parfumet më të mira, me Rolls Royce përsëmbari dhe duan të plotësojnë mangësinë që kanë, që të duken bosa. Plotësojnë atë që Zoti nuk ua ka falur në shpirt dhe mendje”.



