Maqedonia e Veriut vijon të shënojë një numër të lartë rastesh të reja dhe vdekjesh. Në 24 orët e fundit sipas autoriteteve shëndetësore kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 429 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 26 të tjetër.
Numri i vdekjeve është i njëjti me atë të një dite më parë, por shqetësues mbetet raporti i testimeve me pozitivitetin. Kjo pasi këtë të enjte kanë rezultuar pozitiv 39% të testeve.
Në gjithë rajonin, Maqedonia e Veritu shënon nga shifrat më të larta nga COVID-19.



