Basha nga Shkodra: Rreth 5 mijë biznese janë mbyllur, qeveria nuk i ndihmon (VIDEO)

Basha nga Shkodra: Rreth 5 mijë biznese janë mbyllur, qeveria nuk i ndihmon (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal këtë të mërkurë në Shkodër, ku zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrësit. Në fjalën e tij, Basha deklaroi se biznesve u ka munguar mbështetja nga qeveria dhe për këtë arsye janë detyruar të mbyllen.

“4.900 biznese janë mbyllur në Shkodër. Ekonomia 7 vite në krizë, pandemia vetëm sa e rëndoi gjendjen. Falimentimi masiv i bizneseve vjen pasojë e braktisjes së biznesit nga qeveria. Numri i viktimave është fatkeqësisht më i lartë se i raportuari. Shqipëria, e vetmja në Ballkan pa ndihmë për biznesin. Qeveria ka dështuar në mënyrë spektakolare. Të gjithë bëjmë detyrën tonë, të mbrojmë veten, qeveria është jashtë funksioni. Biznesi të ketë një paketë ndihme të paktën sa Kosova. Dy prioritetet urgjente janë jeta dhe shëndeti i qytetarëve.”

Basha është shprehur se bizneset janë më të goditurat dhe se qyteti i Shkodrës është braktisur nga qeveria. Basha tha se mungesa e ndihmës e dyfishoi rënien ekonomike ndaj kërkon nga qeveria që të marrë masa të shpejta për ta rimëkëmbur atë.

“Për propozimin për heqjen e taksave që në muajin mars shpreh keqardhje që nuk kanë marrë përgjegjësi për ta marrë këtë akt. Ju e dini mirë që ky ka qenë propozimi jonë dhe kemi gjykuar që kjo ishte mënyra e drejtë për të vepruar. Ka dalë një studim ditët e fundit ku thuhet se 4900 biznese janë mbyllur, ndërsa Shkodra është një nga qytetet më të goditura. Shpresoja që të tejkaloheshin dasitë politike, por në ato moment të fillimit të krizës shpresoja që do e ndanim politikën nga hallat e mëdha. Kjo nuk ka ndodhur dhe rezultatet po i shohim. Mungesa e ndihmës dyfishoi rënien ekonomike krahasuar me rajonin. Propozuam t’u paguhet 200 mijë lek/muaj për çdo punonjës. Prandaj duhet një qeveri funksionale që merr masa të shpejta”, tha Basha.

Sipas Bashës, kjo qeveri është e vetmja në Ballkan që nuk ka menduar për një paketë të tretë.

“Është e vetmja qeveri në Ballkan që nuk ka menduar për një paketë të tretë. Sot në Shkodër unë e di ë jeni të braktisur. Numri për fat të keq që fshihet nga Rama është edhe më i lartë. Përveç propagandës dhe sulmeve ndaj atyre që tregojnë të vërtetë janë e vetmja përgjigje. Të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë tona në këtë situatë. Njëra nga to është të mbajmë maskën dhe distancën,. Por edhe qeveria duhet të bëjë detyrën e vet dhe këtu ka dështuar”, tha Basha.

Sipërmarrësit u ankuan se kanë probleme të mëdha me shitjet lokale dhe të eksportit. Sipas tyre, shitjet kanë rënë mbi 50%.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy