Goditet një rast i peshkimit të paligjshëm në Shkodër, hetohen 2 persona

Goditet një rast i peshkimit të paligjshëm në Shkodër, hetohen 2 persona

U kapën në flagrancë duke peshkuar në liqenin e Shkodrës, me pajisje që furnizohen me energji elektrike, procedohen penalisht 2 shtetas (njëri prej tyre malazez).      

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit me mjete të ndaluara, janë kapur në flagrancë në liqenin e Shkodrës, 2 shtetas që po peshkonin me pajisje që furnizohen me energji elektrike.    

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez A. M., banues në Tivar dhe për shtetasin A. Sh., banues në Bajzë, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.         

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisjet që shërbenin për peshkimin e paligjshëm, një mjet lundrues dhe një automjet.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy