KESH ka shitur energji me 45 euro megavati/ Tomorri: Model i dështuar tregu, menaxhim i kalbur i korporatës

KESH ka shitur energji me 45 euro megavati/ Tomorri: Model i dështuar tregu, menaxhim i kalbur i korporatës

Gazetari Klodian Tomorri foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv energjinë elektrike, që është shitur nga KESH me vetëm 41-45 euro megavati. Tomorri thekson se transparenca nga KESH ka qenë e pakët, duke theksuar se është blerë energji elektrike me çmim 15 herë më të shtrenjtë.

Tomorri thotë se kjo tregon një model tregu të dështuar dhe një menaxhim të kalbur të korporatës, që në finalë përkthehet në humbje për qytetarët shqiptarë. Ai shton se në rast se KESH ka bërë transaksione në mënyrë sekrete kjo do ishte shkelje e drejtpërdrejt e ligjit.

Tenderat e fundit për shitjen e energjisë të publikuara nga KESH i përkasin 4-5 shkurt, 2 javë më parë, në ato tendera është shitur deri në 45, deri në 41 euro për megavat/orë. Që prej datës 5 nuk ka asnjë procedurë të shpallur KESH, asnjë njoftim për shitje energjie. Korporata ka detyrim ligjor të shpallë çdo procedurë për shitje dhe blerje energjie elektrike. Në rast se KESH ka bërë transaksione në mënyrë sekrete kjo do ishte shkelje e drejtpërdrejt e ligjit. Ka pasur shqetësim lidhur me tenderat e shitjes dhe blerjes së energjisë. Deri dy vjet më parë e bënte OSHEE-ja, më vona i kaluan KESH, por kur shiste OSHEE kishte informacion të detajuar me çfarë çmimi, kush ishte blerësi, me kalimin e funksionit të shitjes dhe blerjes te KESH, transparenca ka qenë më e pakët. KESH edhe kur i publikon tenderat, nuk publikon kompanitë që kanë blerë apo shitur energji. KESH ashtu si çdo kompani publike apo sh.a. ka qenë problematike në aspektin financiar. Tashmë janë faktet publike se si është abuzuar, se si energjia e shitur me çmime 40-45, ndërkohë që kemi blerë energji me çmime deri në 600 euro për megavat, 15 herë më shtrenjtë, dhe justifikimi ka qenë gjithmonë se shesim atëherë kur kanë të gjithë dhe blemë atëherë kur nuk kanë, prandaj shesim më lirë dhe blejmë më shtrenjtë. Por e gjitha kjo tregon një model tregu të dështuar dhe një menaxhim të kalbur të korporatës, që në finalë përkthehet në humbje për qytetarët shqiptarë. Operacionet me shit-blerjes së energjisë janë vetëm një drejtim mbi menaxhimin financiar të korporatës. Rruga tjetër është ajo e tendera që korporata kryen në funksion të aktivitetit të tyre. KESH ka shpallur një tender 1,4 milionë euro për të bërë studimin badimetrik të hidrocentraleve, dhe pastaj do bëhet një tender katër herë më i madh për pastrimin e hidrocentraleve. Janë tendera pa asnjë sens. Ato para mund të shpenzohen me më shumë efektivitet. Kemi parë edhe tendera për satelit që shkojnë në 6 milionë euro. Jo vetëm s’e shfrytëzojmë maksimalisht kaskadën dhe ujin, por shkaktojmë edhe dëme në popullata”.

Lidhur me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi tenderat që i janë dhënë kompanisë NOA, Tomorri tha se janë krijuar 9 milionë euro humbje në buxhetin e shtetit dhe duhet të kishte një kallëzim në SPAK nga drejtori i KESH për paraardhësin e tij .

Nuk ka pasur nevojë për raport KLSH, atë e ka denoncuar media, dhe ajo kontrat ishte qartazi azbuzive dhe në disfavor të interesit publik. KESH ia jepte NOA-s energjisë gjatë ditës dhe NOA ia kthente gjatë natës. Energjia është mall specifik, ku çmimi ditën me natën ka diferencë të jashtëzakonshëm. Diferencva atë kohë ishte 100-150 euro për megavat. KESH humbiste për çdo megavat orë 150 euro të pastra. Ndërkohë që atë operacion mund ta bënte edhe vet fare mirë. Ishte një kontratë e rrëzuar më parë edhe nga Autoriteti i Konkurrencës. U gjet një e çarë në maj të 2021, u iniciua procedura nga Benet Beci. Z.Beci më pas u largua për të kandiduar për deputet dhe pastaj z.Kadiu ka firmosur mbi atë kontratë, që KLSH thotë se i ka kushtuar buxhetit publik 9 milionë euro humbje. Nuk e di çfarë bën Prokuroria Në një shtet normal drejtori i korporatës që ka ardhur më pas duhet të bënte kallëzim penal sepse është qartazi një vjedhje e buxhetit të korporatës. Nuk kam dijeni që të jetë bërë kallëzim penal për atë marrëveshje. A e ka çuar KLSH për ndjekje penale, dhe a ka kallëzuar penalisht zyrtarët....KLSH e ka detyrimin ligjor për ta çuar, por edhe pasi bëhet kallëzimi, ne e dimë si shkojnë çështjet, Prokuroria e lë pas dore, dhe dalin skandale të tjera. Paratë publike vidhen kaq hapur dhe asnjë institucion nuk lëviz! Ndërkohë që kërkohet ari i mbretit Zog, ndërkohë që abuzimet e sotme janë të pafundme dhe duket sikur drejtësia nuk lëviz. Edhe kur lëviz një segment i caktuar i Prokurorisë, ndodh aksidentalisht, zbulohen ca lekë në një tub, apo plas një skandal jashtë Shqipërisë”.

Lidhur me projektligjin për energjinë e rinvoueshme, Tomorri tha:

Është një nismë që do ta quaja relativisht pozitive, për shkak se nuk e shpikin shqiptarët. Janë shumë vende të BE që pas luftës në Ukrainë po ndjekin politika agresive në drejtim të subvencionimit të energjisë. Kjo masë ndihmon më shumë në aspektin invidivual të familjeve, që e prodhojnë një pjesë të energjive përmes paneleve, por për sa i përket problemëeve të sektorit në makro, është një masë e papërfillshme. Shqipëria ka nevojë të ndërtojë burime të reja energjitike dhe ta menaxhojë në mënyrë efiçente energjinë. Në 10 vjet nuk është ndërtuar asnjë vepër e re publike. Ka dy vitet e fundit një interes të shtuar për energjinë diellore. Parku i Spitallës dhe ai i Karavastasë, ky është në fazë të avancuar dhe pritet të përfundojë në verën e këtij viti. Por Shqipëria ka humbur shumë kohë, çka e detyroi vendin të paguajë një faturë që vuri në vështirësi financat publike, duke i lënë të rrënuara OSHEE-në dhe KESH-in. Ne jemi avangardë në Ballkan kam përshtypjen edhe në botë sa i përket energjisë së rinovueshme, jo se patëm ndonjë vizion, por që nga regjimi komunist Shqipëria ka prodhuar vetëm energji të rinovueshme përmes hidrocentraleve. Është nga të vetmet vende që 96 për qind e energjisë elektrike vjen prej burimeve të rinovueshme”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy