
Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se Rama sot ndryshoi kursin e tij kur pas deklaratave të Berishës për shkrirje të SPAK-ut, kryeministri u kthye në mbrojtës të kësaj strukture.
Rama pati një lumë akuzash të adresuara kryesisht ndaj prokurorit të çështjes, Ols Dados. Rama përmendi dhe dy gjyqtarë të GJKKO, Bani dhe një gjyqtar pa emër që është tek Apeli i GJKKO që i quajti ushtarë të Berishës javën e kaluar.
Kemi vënë re që në asnjë rast Rama nuk ka sulmuar si institucion, SPAK-un apo nominalisht Altin Dumanin. Sot tha se s’kanë për të ndodhur kërcënimet e Berishës se me 11 maj do fitojmë ne dhe ne do e rujmë SPAK-unë . Rama pati, nuk po them kalim 180 gradë, por nga akuzat që kishte nominale ndaj prokurorëve të SPAK-ut javën e kaluar, sot ai kthehet në mbrojtësin e tij, 180 gradë ndryshim kursi. Këto ndodhin vetëm në Shqipëri.
Më tej Kalemaj tha se Rama ndodhet sot në ditët e tij më të vështira politikisht.
Politikisht Rama është në ditët më të vështira.
E kemi thënë dhe muaj më parë që janë dy vektorët kryesorë të cilët do të diktojnë jo rezultatin zgjedhor në tërësi, por do të kemi një valencë të shtuar sa i përket rezultatit final, e para ishte arrestimi i Veliaj, i dizejnuar si pasardhës i Ramës dhe e dyta do të ishte eliminimi i non gratës së Berishës.
Kjo ende nuk ka ndodhur, por kemi erëra të reja përtej Atlantikut.



