Peleshi pranon atë që e dinim prej kohësh: Kemi shpenzuar 76 mln euro për helikopterë, nuk i mbajmë dot 

Peleshi pranon atë që e dinim prej kohësh: Kemi shpenzuar 76 mln euro për helikopterë, nuk i mbajmë dot 

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Sigurisë të thirrur nga deputetët e opozitës për problematikën e krijuar nga zjarret në ishullin e Sazanit, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pranoi problemet me kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve. Peleshi i përshkroi si “dhimbje koke” kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve të forcës ajrore dhe tha se ishte marrë vendim për të kërkuar ndihmën e një agjencie të NATO-s për këtë.

Ne e mirëmbajmë flotën ajrore jashtë vendit dhe kostot janë të mëdha, vështirësitë e mirëmbajtjes janë të mëdha. Ministri i Mbrojtjes shtoi se nga katër helikopterë, tre prej tyre ndodheshin aktualisht për mirëmbajtje jashtë vendit. Njëri prej tyre gjendet i parkuar në Itali, në një situatë të komplikuar me kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen e tij.

Është e vërtetë, ka një problematikë me 1 helikopter Cougar që ka bërë një ulje të detyruar në Itali,” tha ai, duke sqaruar se po pritet akti i ekspertimit për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes qeverisë dhe kompanisë së mirëmbajtjes.
Me shumë gjasa do ta ndajë një proces gjyqësor,” njoftoi Peleshi, duke pranuar se po shkohej drejt prishjes së kontratës me kompaninë franceze. 

Peleshi pranoi mungesën e  kapaciteteve të shtetit shqiptar në lidhjen dhe menaxhimin e këtyre kontratave. Nuk duam të bëjmë më procedura prokurimi për mirëmbajtjen, sepse forca jonë e negocimit, hartimit dhe monitorimit të menaxhimit të kontratave të komplikuara nuk është aq sa e një agjencie të specializuar.

Në fakt, ajo që pranoi sot ministri i Mbrojtjes dihej prej kohësh. Rasti i fundit që nxori në pah mungesën e kapaciteteve për ndërhyrje nga ajri në situatë zjarri ishte ai i Sazanit disa javë më parë.  Për zjarrin në ishull u angazhuan efektivë të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore. Për vetë karakteristikat e zonës, ndërhyrja nga ajri do të kishte qenë efektive, por Ministria e Mbrojtjes iu përgjigj interesimit të medias për helikopterës Cougar, duke u shprehur se “tabela e organizimit dhe pajisje të FA, numrave dhe dokumenteve që lidhen me të konsiderohet informacion i klasifikuar konfidencial”. Pikëpyetjet e medias kishin të bënin me helikopterin e katërt, pasi tre të tillë janë prej kohësh jashtë funksionit. 

Për ndërhyrjen nga ajri në raste zjarresh, me paratë e buxhetit të shtetit janë blerë helikopterët Cougar, me një vlerë totale prej 76 milionë eurosh. Dy prej tyre janë në Poloni për riparim. Ndërsa një i tretë ka gati dy vjet që qëndron në Itali. 
Në gusht të vitit të kaluar, mungesën e helikopterëve të destinuar për raste të tilla emergjente e denoncoi fillimisht ish-drejtuesi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, në studion e MCN TV.

Me paratë e buxhetit të shtetit janë blerë helikopterët Cougar. Nga këta vetëm një operon. Një tjetër ka gati dy vjet që qëndron në Itali. Ai atje ka koston e parkimit, sigurimit dhe kosto vjen duke u rritur. Dy helikopterë të tjerë janë për riparim ka më shumë se një vit. Pra kaq ka që qeveria nuk ka marrë asnjë masë për këto mjete dhe ne përballemi sot me pasojat.

Deklarata e ministrit Peleshi sot tregon se prej të paktën një viti, jo vetëm që nuk janë rikthyer në punë tre helikopterët që prisnin të riparoheshin, por njësoj mund të humbasim edhe të katërtin, i cili gjithsesi nuk doli nga hangar për të shuar flakët në Sazan.  Para sezonit të nxehtë, kur zjarret mbijnë si kërpudhat në zona të ndryshme të vendit, edhe këtë vit e vetmja shpresë për shuarjen e tyre mbeten mjetet rrethanore dhe aty-këtu ndonjë zjarrfikëse në varësi të terrenit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy