Aksesi në Instagram në Rusi, do të bllokohet duke nisur nga mesnata e 14 marsit.
Një fakt i tillë raportohet nga agjencia ruse, Tass, duke cituar rregullatorin rus të mediave, Roskomnadzor.
Përdoruesit aktiv të Instagram, do të kenë nevojë për kohë për të kopjuar fotografitë dhe videot e tyre dhe për të njoftuar kontaktet e tyre, Roskomnadzor vendosi që të kompletojë procedurën e bllokimit dhe të aksesit në Instagram, duke nisur nga ora 00.00 e 14 marsit, duke lejuar dhe një periudhë kohe për ruajtjen e të dhënave.



