
Qytetarët janë mbledhur para SPAK ashtu siç u paralajmërua mëngjesin e kësaj të hëne. Ata kërkojnë që kryebashkiaku Veliaj të përfshihet në hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Ne nuk mund të mjaftohemi dhe as të kënaqemi me idenë e drejtësisë. Jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Drejtësia nuk mund të ndahet as në pjesë dhe as në çështje. As në parti dhe as në segmente të ndryshme brenda partisë. Kërkojmë që hetimi të shkojë deri në fund, duke përfshirë edhe personin iniciues të inceneratorit të Tiranë, kryetarin e bashkisë Erion Veliaj. Inkurajojmë që ajo që deri tani është frymë e gjithë shoqërisë të kthehet në veprimtari konkrete dhe personat përgjegjës të mbajnë përgjegjësi.
Qytetarët mbajnë në duar pankarta në të cilat shkruhen: "5 maji", "Ardit Gjoklaj", "Uniformat e Policisë Bashkiake", "Astiri", "Kombinati", "Teatri Kombëtar",
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live tha se qytetarët që po protestojnë para dyerve të SPAK kërkojnë që çështjet të mos ndahen, të mos veçohen dhe të shkojnë deri në fund.
Kërkojnë hetimin e kryebashkiakut, është nënë Liza si simbol i protestave të '5 majit', prishjes së banesave, të cilët qytetarët i konsideruan në mënyrë të padrejtë dhe thonë që ka 2 vite që ai krim nuk hetohet. Po ashtu këta qytetarë kërkojnë që çëshjte si 'Astiri', 'Ardit Gjoklaj' , '5 maji" të hetohen. Sipas tyre nuk janë zyrtarët e nivelit të dytë, por janë drejtuesit dhe mes tyre dhe kryebashkiaku Veliaj për të cilin ata kërkojnë një hetim të thelluar nga SPAK.
Lajm në përditësim



