
Fenomeni i gjakmarrjes nuk njeh rënie, theksohet në një raport të publikuar në Tiranë nga organizata “Operazione Colomba”. E pranishme në këtë aktivitet, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca tha se shteti nuk garanton drejtësi për viktimat e gjakmarrjes.
"Në pamje të parë, nga raportet të cilat janë paraqitur se në disa zona të vendit shteti ndodhet para një situate që nuk arin ti garantojë qytetarëve të vetë sigurinë dhe për këtë shkak personat vetëburgosen ose lënë vendin dhe largohen, kërkojnë ndihmë për sigurimin e jetës në vende të tjera. Policia nuk ka pasur statistika të sakta për numrin e të vrarëve për gjakmarrje të familjeve dhe të personave të ngujuar. Nuk ka asnjë investim për të nxjerr personat nga ngujimi dhe fëmijët janë të destinuar të kriminalizohen për shkak të rrethanave dhe gjendjes së mjerueshme ekonomike", deklaroi avokatja Ballanca.



