Vijon zjarri në Majën e Rrunës dhe Qafën e Mollave në Kukës/ Sot një helikopter drejt vatrave serioze

Vijon zjarri në Majën e Rrunës dhe Qafën e Mollave në Kukës/ Sot një helikopter drejt vatrave serioze

Forcat Operacionale të Kukësit në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, punonjës të shërbimit pyjor si edhe banorë të zonës kanë nisur punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, edhe gjatë ditës së sotme.

Mësohet se sot operacioni do të përqendrohet në Majën e Rrunës edhe Qafën e Mollave, pasi këto dy vatra vijojnë të jenë aktive nga zjarri.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, një helikopter do t’iu bashkohet ekipeve të Forcave Operacionale të Kukësit për shuarjen e vatrave serioze.

Kukësi ishte ndër qarqet më të prekura nga zjarret. Tuneli i Kalimashit, fatmirësisht shpëtoi nga flakët, pasi u arrit në kohë neutralizimi i tyre përpara mbërritjes në tunel. E gjithë zona mbi kalimin tejpërtej malit, ishte e kapluar nga zjarri.

Një tjetër zonë problematike është edhe Qafa e Mollave, për shkak të sipërfaqes së lartë pyjore.

Gjithashtu një tjetër vatër e rrezikshme pritet që të afrohet në Pukë-Mirditë-Kukës, në zonën e quajtur Laku i Thive.

MM-ja shkruan në njoftim se për izolimin dhe shuarjen e kësaj vatre zjarri janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse, 6 punonjës të pyjores, 5 punonjës të NjA Malzi, 20 forca nga komuniteti i zonës dhe forcat e DMR-së Kukës.

Ndërsa në bashkinë Tropojë janë dy vatra zjarri aktive një në pyje të fshatit Betoshë njësia administrative Lekbibaj dhe vatra tjetër afër fshatit Dragobi, njësia administrative Margegaj.

Gjithashtu sipas informacioneve nga Bashkia Tropojë, bëhet me dije se janë angazhuar 6 punonjës të pyjores, 5 punonjës të AZM, 4 punonjës të NjA Margegaj dhe 10 forca nga komuniteti i zonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy